Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

  • Debati për detin, kryeministri Rama i prerë: Histori qesharake, s'ka marrëveshje pa miratimin e Presidentit.
  • Paloka: PD pranon të ulet në Këshillin Politik, por me kusht të mos preket 5 qershori
  • Ilir Beqaj paralajmëron ndryshime në qeveri: Ky është moment reflektimi, vendim ekskluziv i Ramës

 

  • “Porositë e Ramës për deputetët dhe kryebashkiakët”, ironizon PD: OFL menaxheri i fushatës së PS! U kujton çdo 2-3 ditë ‘çunave problematik’ të mbajnë anën e qeverisë.
  • Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar rreth zhvillimeve politike Mal të Zi, ku e sheh si një frymë pozitive propozimin e Dritan Abazoviq për një qeveri ekspertësh. Sipas Patozit, nëse kjo strategji funksionon, mënyra më e mirë do të ishte të implementohej edhe në Shqipëri, me qëllim që të evitohej rënia sërish e pushtetit në duart e PS apo PD.

 

Të lidhura: Dy vetëvrasje në tri javë te ‘Shefqet Ndroqi’, çfarë nuk shkon me pacientët e prekur me covid-19 pas shtrimit në spital.

*Shoqata e Infermierëve në Shqipëri ka renditur disa nga arsyet e vetevrasjeve ne spitalin Covid. Nëpërmjet një deklarate në Facebook, Shoqata ka dhënë një informacion shokues.

 

  • Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Elbasan një mbledhje me kryebashkiakët. Në fokus të diskutimit kanë qenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku kreu i PS-së iu ka dhënë porosi konkrete dhe iu ka kërkuar për t’u takuar sa më shumë me qytetarët për të bindin edhe elektoratin gri.
  • Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkojë vetë në Presidencë për t’u takuar me kreun e shtetit Ilir Meta për konsultime për datën e zgjedhjeve parlamentare. Ai do të shoqërohet dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla.
  • Presidentë e klubeve të Kategorisë Superiore kanë zhvilluar një takim me presidentin e FSHF-së Armando Duka. Ata vazhdojnë të jenë në në të njëjtën linjë, si në mbledhjen e parë, për të bojkotuar kampionatin, (i cili është i parashikuar që të nisë më 12 shtator), deri në plotësimin e katër kërkesave nga Qeveria.
  • Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për mediat pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ambasadorin Grenell në Washington. Hoti tha se janë bërë hapa të mëdhenj para drejt një marrëveshjeje duke shtuar se nesër, pritet të ketë nënshkrim të asaj që sot janë dakorduar.
  • Kosova ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Moldavisë duke zhgënjyer kështu në sfidën e parë të Ligës së Kombeve. Golin për dardanët e ka shënuar sulmuesi Benjamin Kollolli në pjesën e dytë të takimit.

 

Të fundit