Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

  • Meta merr vendimin, dekreton 25 prillin e 2021 si datë për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
  • "44 mln euro për Arbitrazhin", PD akuza Ramës: Shqiptarët do iu paguajnë ‘grekëve’ sepse tenderi i rrugës iu dha mikut të Taulant Ballës.
  • Shkeli disa herë protokollin e sigurisë, duke organizuar dasmë në kohë pandemie, pas gjobës dhe mbylljes së aktivitetit, arrestohet pronari i lokalit në Durrës
  • Dy të moshuar në Fier janë grabitur nën kërcënimin e armës së ftohtë, sopatë, nga fqinji i tyre 47-vjeçar. Ngjarja ndodhi të dielën, pak orë pas mesnatës, ndërkaq pë mediat çifti tregon momentet e tmerrit që përjetuan dhe se si e njohën menjëherë agresorin.
  • Arbitrazhi gjobë të 'majme' Shqipërisë, PD: Shkak presioni ndaj kompanisë greke të autostradës Tiranë-Elbasan. Edi Rama po gjobit shqiptarët me 44 milion euro për interes të mikut të tij dhe të Taulant Ballës, Edmond Bego.

    • 153 raste të reja, 4 viktima dhe 130 të shëruar është bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 193 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
    • Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi u ka bërë thirrje institucioneve që të testojnë falas të gjithë mësuesit për COVID-19 para nisjes së vitit të ri shkollor, përndryshe janë të rrezikuar të gjithë fëmijët tanë.
    • Kuvendi do të mblidhet pasditen e së hënës për sesionin e parafundit të kësaj legjislature, para se të kalojë në zgjedhje të përgjithshme. Ky sesion parlamentar pritet të jetë i ngjeshur dhe ndër detyrat e para që duhet të përmbushin deputetët janë ngritja e KQZ-së së re dhe reflektimi i ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.
    • Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja e ka konsideruar të vështirë përballjen me Lituaninë, ndeshja e dytë e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes, Reja tha se mund të bëjë 3-4 ndryshime në formacion, nga ai i përballjes me Bjellorusinë, duke mos përjashtuar as debutime.
    • Një prej pikave të marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë mes Serbisë dhe Kosovë ishte dhe pjesëmarrja e këtyre të fundit në të ashtuquajturën “Mini-Shengenin Ballkanik”. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç shprehet se me pjesëmarrjen e Kosovës në “Mini-Shengen” nuk do të ketë më befasi me taksa e tarifa, duke theksuar se ekonomia e Serbisë.
    • Pas marrëveshjes ekonomike të nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, Kosova dhe Serbia tashmë do të vazhdojnë bisedimet në Bruksel. Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti shprehet se në Bruksel do të diskutojnë për njohjen reciproke që do të çojë në marrëveshjen përfundimtare.

Të fundit