Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

PE miraton amendamentin me 15 kushtet për Shqipërinë para nisjes së negociatave. Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja Kinga Gàl me kërkesën e raporterit Lega dhe me mbështetjen e koordinatorit Gahler erdhi si përgjigje e mohimit të përsëritur nga kryeministri Rama javën e shkuar të ekzistencës së 15 kushteve.

https://politiko.al/rama-i-ka-mohuar-pe-miraton-amendamentin-me-15-kushtet-per-shqiperine-para-nisjes-se-negociatave/

**

https://politiko.al/nuk-jam-prift-as-polic-si-i-ka-yuri-kim-marredheniet-me-politikanet-shqiptare/

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, thotë Shqipëria është një vend i veçantë sa i takon marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë ekskluzive për A2, Kim shprehu kënaqësinë e të punuarit në një vend si Shqipëria dhe tha se shqiptarët besojnë tek marrëdhënia me SHBA.

**

https://politiko.al/venecia-publikon-raportin-final-per-anti-shpifjen-ligji-vuan-nga-paqartesia-mund-te-shtype-fjalen-e-lire-ne-median-online/

Komisioni i Venecias ka publikuar sot opinionin final mbi paketën anti-shpifje. Në opinion theksohet se ligji ka probleme me lirinë e fjalës dhe përmban çështje që nuk janë gati për miratim.

Komisioni i Venecias konkludon se AMA-s i jepen fuqi të mëdha administrative në lidhje me median në internet, duke shtuar se kjo është problematike në lidhje me lirinë  e shprehjes së mediave në internet.

*

https://politiko.al/raporti-final-venecia-i-jep-te-drejte-presidentit-meta-per-emerimet-ne-gjykaten-kushtetuese/

Komisioni i Venecias ka publikuar opinionetet finale lidhur me dy ligje në Shqipëri, atë të paketës anti-shpifje dhe emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në draftin përfundimtar mbi emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Komisioni i Venecias konstaton se Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vepruar drejt kur ka pezulluar procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të një anëtari të Kushtetueses.

Rama ka reaguar pas opinionit të Komisionit të Venecias për të rrëzuar paketën anti-shpifje të propozuar nga mazhoranca socialiste. Përmes një postimi në Tëitter, Rama ka shprehur mirënjohjen ndaj ‘Venecias’ për “sugjerimet e vyera”, ndërsa thekson se qeveria pa humbur kohë do t’i adresojë ato në Kuvend.

https://politiko.al/draft-opinioni-i-venecias-rrezoi-paketen-antishpifje-reagon-rama-do-ti-adresojme-sugjerimet-e-vyera-ne-kuvend/

**

“Pakti për ‘Zgjedhoren’ s’ishte reformë”, Meta komenton deklaratën e Ramës: Më kujton Ramiz Alinë kur shtyu zgjedhjet e 91-shit

https://politiko.al/pakti-per-zgjedhoren-sishte-reforme-meta-komenton-deklaraten-e-rames-me-kujton-ramiz-aline-kur-shtyu-zgjedhjet-e-91-shit/

**

I dërguari i posaçëm amerikan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka deklaruar për herë të parë se ideja e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi nuk ishte ideja e presidentit të SHBA, Donald Trump, por e ish-Këshilltarit për Siguri Kombëtare, John Bolton, të cituar në librin e tij.

https://politiko.al/grenell-per-here-te-pare-ideja-e-shkembimit-te-territoreve-kosove-serbi-jo-e-trump-por-e-bolton/

 

Vijon propaganda e palës serbe kundrejt Kosovës, ndërsa pak ditë na ndajnë nga takimi mes përfaqësuesve të dy shteteve në 27 Qershor në Ëashington. Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, dhe homologu i tij, Ivica Daciç, kanë publikuar një artikull së bashku në të cilin ata theksojnë se shteti i Kosovës është në buzë të greminës ekonomikisht dhe se krimi është në rritje të vazhdueshme.

https://politiko.al/nje-jave-nga-takimi-i-ëashingtonit-dacic-dhe-lavrov-komunikate-propagandistike-per-ceshtjen-e-kosoves-a-eshte-e-mundur-nje-zgjidhje-e-drejte/

**

Dy vëllezërit regjisorë Edmond dhe Robert Budina janë infektuar me covid-19, pas turit të protestave në Tiranë dhe në disa qytete të vendit.

Reagon Rama: “Më vjen sinqerisht keq, por virusi përfiton nga neglizhenca ndaj rregullave

LSI dhe Partia Demokratike e kanë cilësuar turp dhe shkelje privatësie komentet e kryeministrit Rama për infektimin me koronavirus të dy vëllezërve Edmond dhe Robert Budina. Ndërsa i bëhet thirrje SPAK të nis hetimet ndaj tij.

https://politiko.al/artistet-edmond-dhe-robert-budina-rezultojne-pozitive-me-covid-19/

https://politiko.al/vellezerit-budina-me-covid-19-reagon-rama-virusi-perfiton-nga-neglizhenca-ndaj-rregullave/

https://politiko.al/infektimi-me-covid-i-vellezerve-budina-pd-reagon-ashper-turp-per-ramen-qe-shkel-privatesine-spak-te-nis-hetimet/

***

Është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare shkrimtari i njohur spanjoll, Carlos Ruiz Zafon. Zafon mbylli sytë parakohe për shkak të një sëmundjeje të rëndë në Los Angeles.

https://politiko.al/ndahet-nga-jeta-karlos-ruiz-zafon-shkrimtari-spanjoll-i-drites-dhe-erresires/

Të fundit