Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Rama mbledh drejtuesit politikë në qarqe: Synojmë 74 deputetë për një mandat të 3-të; Taulant Balla: Çfarë i dorëzuam Ramës në tryezë.

E lidhur: Shtyhet pa afat Asambleja e PS, çfarë po prish planet e Ramës për organet e reja drejtuese

■ Jozefina Topalli sërish me akuza të forta ndaj Bashës: Nëse nuk largohet nga PD para zgjedhjeve, Rama fiton mandatin e tretë

■ Shkon në Kuvend projektligji që ndryshon Kodin penal për rregullat e ndërtimit, deri në 15 vite burg kush i shkel

■ Donacionet për tërmetin, studimi: S’janë përthithur as 25% e fondeve, donatorët s’kanë besim te qeveria, i ndjekin vetë.

■ Skandali: Laboratori privat nxjerr pa baktere pulën e larë me ujin e Lanës

■ Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka folur së fundmi për zëvendësimin e Sandër Lleshajt nga Lindita Nikolla, si drejtues politik i qarkut të Lezhës. Ai u shpreh se zëvendësimi nuk ka të bëjë me performancën e Lleshajt.

■ Ministria e Shëndetësisë raporton se janë regjistruar 151 raste të reja me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 852 testime për të dyshuar të prekur, ndërkohë që ka humbur jetën një 61-vjeçar nga Korça. Në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

■ Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për rihapjen e kazinove në zonat e banuara në Tiranë, duke zhbërë ligjin e vitit 2018 dhe duke rrëzuar gjithë propagandën e bërë dy vite më parë.

■ Deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar se do të kontaktojë ish-kryeparlamentaren Jozefina Topallin për t’u bërë pjesë e partisë së tij “Lëvizja Demokratike Shqiptare”.

■ Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka mbështetur deklaratën e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili tha se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në 1 janar duhet të kenë filluar punë.

■ Deputetja Rudina Hajdari, gjatë një interviste me gazetarin Alfred Lela në Politikon, ka treguar se te partia e saj e re, Nisma Thurje do zgjidhet ai që do marrë më shumë vota në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Të fundit