Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Raporti i DASH: Rritja e pakontrolluar e kontratave PPP ka shkatërruar tregun, e ka bërë të pamundur konkurrencën. Sipas raportit, Shqipëria perceptohet si një nga vendet me korrupsion të lartë.

■ Apeli i fortë i ambasadores së SHBA, Yuri Kim: Koha që SPAK të jetë plotësisht funksional, ka persona që po përpiqen të intimidojnë gjyqtarë e prokurorë. Kim i bëri thirrje klasës politike shqiptare se duhet të lënë ndasitë.

■ Rihapja e kazinove pak muaj para zgjedhjeve, ç’deklaronte Rama para ‘aksionit’ të bujshëm: Financohen nga krimi i organizuar.

■  Vendimi i orëve të vona/ Rama cakton Ardian Çelajn si koordinatorin e Durrësit për fushatën e PS

■  Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaron se Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës nuk duhej të ishte ngritur. Xhafaj sqaron se me një analizë ligjore të thjeshtë ishte gati i pamundur shkarkimi i Presidentit.

■  Vendosin për “fatin” e zgjedhjeve, betohen tetë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor

■  Vrasja e Devi Kasmit, dënohet me burg përjetë autori grek Ethimious Efthimiou.

■ Pas publikimit të raportit të DASH ka reaguar presidenti Meta duke i cilësuar konkluzionet e DASH si tronditëse, Meta shkruan se ky raport vjen në një kohë kur shoqatat e biznesit, Dhomat e Tregtisë, përfshi dhe atë Amerikane, kanë ngritur në mënyrë të përsëritur shqetësimin në lidhje me përkeqësimin e klimës së biznesit dhe të investimeve.

■  Alastair King-Smith do të jetë Ambasadori i ri i Britanisë në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur qeveria britanike nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ku thekson se ambasadori aktual Duncan Norman do të transferohet në një tjetër detyrë diplomatike.

■  Qytetarja Manjola Cakoni, e cila humbi bashkëshortin dhe vajzën 15-vjeçare nga tërmeti i 26 nëntorit, ka deklaruar se ka marrë një telefonatë nga kryeministria, teksa i kanë thënë "turp të kesh për atë që ke bërë". Kjo telefonatë erdhi një ditë pas daljes së saj në media.

■  Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë humbur jetën 2 pacientë me COVID, teksa janë regjistruar 156 raste të reja. Nuk e fituan dot betejën me sëmundjen, një 83-vjeçare nga Shkodra dhe një 87-vjeçare nga Tirana.

■ Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla ka treguar skemën me të cilën PS-ja do të zgjedhë ministrat e rij, por edhe kandidatët për deputet për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

■  Shqipëria dhe Kosova do të kenë një kampionat të përbashkët në basketboll. Marrëveshja është nënshkruar nga krerët e federatave të dy vendeve dhe do të quhet “Liga Unike”.

Të fundit