Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Ndryshimet kushtetuese, Gjiknuri e-mail anëtarëve të Këshillit Politik: Të hënën propozoj të rikthehemi në tryezë.

■ Ndërkombëtarët të shqetësuar për koalicionet, gjermanët: A ka një skenar për dakordësi mes PD-PS

■ Të korrat e doktrinës së Ramës “zero probleme me fqinjët”

■ Është shoqëruar me tensione dhe përplasje verbale shoqërimi në GjKKO i gjyqtares Mimoza Margjeka, teksa do të merrej në pyetje dje. Ndërsa është shfaqur para kamerave e irrituar, gjyqtarja u kërkonte llogari uniformave blu duke u kërkuar urdhrin e gjykatës për shoqërimin e saj, ndërsa ka pretenduar se është i paligjshëm.

■ PD rendit 6 zonat ku do të lejohen kazinotë, Alibeaj: Kush e detyroi Edi Ramën të shkelë ligjin dhe të lejojë bixhozin?

■ 22 vjet nga vdekja e Azem Hajdarit, heroit të demokracisë, Rudina Hajdari: Të ndiej përditë, mundohem të ec në hapat e tua.

■ Lotaria Amerikane, ambasada sqaron kur nisin dhe mbarojnë aplikimet.

■ Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 164 raste pozitive dhe kanë humbr 3 pacientë nga COVID. Në 24 orët e fundit janë kryer 872 testime. 

■ Jolio Dine, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, denoncoi një vit më parë se Parku Kombëtar i Butrintit do të jepet me koncesion dhe dje ka publikuar pamjet nga takimi i fshehtë, ku sipas tij u diskutua dhënia e Butrintit te një Fondacion i huaj. 

■ Ministria e Arsimit ka dhënë udhëzimet që prindërit, mësuesit dhe nxënësit duhet të ndjekin teksa ndodhemi vetëm dy ditë larg nisjes së mësimit në shkolla. Sipas udhëzimeve, çdo prind duhet të plotësojë çdo ditë formularin e vetdeklarimi të shëndetit për fëmijën, pa u futur në ambientet e shkollës. 

Të fundit