Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Viti i ri shkollor nisi me rregulla shtesë për shkak të pandemisë COVID-19. Por, nga pamjet që kanë qarkulluar nga dita e parë e shkollës, rregullat e reja nuk janë zbatuar ashtu siç duhet nga prindërit dhe nxënësit.

Këshilli Politik i reformës zgjedhore rifillon punën, pas disa javësh pushim. Pika e nxehta që pritet të sjellin përplasje mes opozitës dhe mazhorancës janë formula e koalicioneve parazgjedhore dhe mënyra e hapjes së listave nëse do të jetë 2/3 apo 100%.

■ Kuvendi ka ngritur dy grupet e punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe ligjin për Presidentin e Republikës. Për ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë zgjedhur Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Korab Lita, ndërsa për ligjin për kompetencat e Presidentit janë zgjedhur Vasilika Hysi, Adnor Shameti dhe Alban Zeneli.

■ Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë një ndeshje miqësore përballë Gjibraltarit më 11 nëntor të këti viti, në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

■ Pedagogu i Fakultetit Ekonomik në Tiranë, Rezart Prifti i është bashkuar partisë së re të krijuar nga deputetja Rudina Hajdari dhe “Nisma Thurje”. Ai është shfaqur në një video të publikuar nga “Nisma Thurje” në rrjetet socia, i cili njofton bashkimin me forcën e re politike dhe tregon se emri i partisë do të jetë “Nisma”.

E lidhur: “Nisma” nis rrugëtimin politik me “bekimin” amerikan; përfaqësuesit e partisë më të re takim informal me Yuri Kim.

■ Kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje me drejtuesit e Partisë  Socialiste në qarqe në selinë qëndrore të PS-së. Në fokus të diskutimeve kanë qenë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, ku kryesocialisti Edi Rama iu ka dhënë porosi të tijëve

■ Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka apeluar për vijimin e procesit të integrimit për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit të Ballkanit. Sipas Contes, nëse nuk kryeht procesi i integrimit për Shqipërinë dhe ish-vendet Jugosllave, ato do kërkojnë të bëjnë aleanca me Rusinë, Turqinë, Kinën apo vendet e tjera.

Opozita jashtëparlamentare ka konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit Politik dhe bën me dije se dy kriteret e saj për të vijuar punën janë: Punë në mirëbesim dhe Respektim i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit.

■ Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim informal me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Rama bën me dije se kanë diskutuar për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

■ Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i ka bërë thirrje politikës shqiptare të finalizojë emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

■ Rama largon Besa Shahinin ditën e parë të shkollës, e zëvendëson me deputeten e Elbasanit, Evis Kushi, e përcjell me kafe turke: Mbeti më shumë në Prishtinë se në Tiranë

Reagon Shahini: PD e analistët me kanë fyer për dialektin.

Agron Gjekmarkaj në PolitikOn: Opozita fiton zgjedhjet me një kusht. Meta kryeministër dhe ministër i Brendshëm më 26 prill?: Mesazh që godiste Bashën në brinjë; Lista e 2017-ës e dobët, vetëm 6 vetë do shpëtoja.

■ 4 viktima dhe 165 raste të reja me covid-19 në 24 orët e fundit, MSH: Shkolla, sfida e radhës

Të fundit