Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Genc Pollo komenton mbi aktualitetin politik duke i vënë theksin integrimit  të Shqipërisë në BE, Komisionit të Venecias si dhe lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Mbi 15 kushtet për Shqipërinë, Pollo u shpreh se nuk e di pse Rama hap konflikt me PE.

Epidam Zeqo ka mbajtur një eulogji prekëse për të atin Moikom Zeqo, përpara përcjelljes për në banesën e fundit pas homazheve te Muzeu Kombëtar. Përmes kësaj eulogjie Epidami shprehu gjithë botëkuptimin dhe trashëgiminë e Moikomit që u shua të hënën ndërsa ndjehej i braktisur nga politika.

■ Pas konfirmimit të rastit të parë pozitiv në qytetin e Përmetit, në disa media online u tha se rasti i të infektuarit ishte kontakt i aktorit Florjan Binaj. Ky lajm ka revoltuar aktorin, i cili përveçse e quan të pavërtetë, paralajmëron portalin se do ta ndjekë ligjërisht këtë çështje.

■ Një 68-vjeçar i cili ishte prekur me COVID-19 por në dy testimet e fundit ka rezultuar negativ, ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke u transportuar nga Infektivi drejt Gjirokastrës.

 

Të fundit