Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mirëmëngjes!
“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]
■ Nga janari i vitit 2019 deri në gusht të 2020-s kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian dhe të tjera rreth 30.5 mijë shqiptarë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor.
■ Samiti i udhëheqësve të Bashkimit Evropian i planifikuar për të enjten dhe të premten është shtyrë, pasi presidenti i KE, Charles Michel, është karantinuar pas kontaktit me një roje të sigurisë të infektuar me Covid.
■ Martin Jaku, një kryefamiljar i dëmtuar nga tërmeti ka denoncuar se shteti nuk lejon ndërtimin e shtëpisë së tij nga fondacionet fetare, teksa shprehet se Bashkia e Krujës i kërkon 5 mijë euro për leje ndërtimi.
■ Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin e nxitjes së punësimit në mbështetje të atyre që kanë mbetur të papunë, teksa premtoi dyfishim të ndihmës ekonomike. Ai u shpreh gjatë fjalës së tij në prezantimin e programeve të punësimit, se paga minimale do të jetë 300 mijë lekë.
■ Akademiku Artan Fuga ka bërë një analizë të pesë pyetjeve të Opozitës së Bashkuar drejtuar OSBE/ODIHR, lidhur me mosdakordësinë mes palëve në Këshillin Politik për koalicionet parazgjedhore dhe hapjen 100% të listave.
■ Konferenca e Kryetarëve ka caktuar datën 1 Tetor për kalimin në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.
■ Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli shprehet se heshtja e opozitës ndaj propozimit të mazhorancës për prag shtesë, konfirmon marrëveshjen e fshehtë mes Ramës dhe Bashës për të ruajtur karriget e tyre.
■ Shqipëria ka marrë në përdorim 30 respiratorë nga Danimarka për të trajtuar pacientët që janë në terapi intensive në dy spitalet COVID. Ministria e Jashtme e Danimarkës thekson se respiratorët i janë dhënë borxh Shqipërisë për t’i përdorur.
■ Prokuroria e Tiranës ka kërkuar thirrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Izet Haxhisë. Bashkë me Berishën, organi i akuzës kërkon edhe dëshmitarë të tjerë, mes tyre edhe Jaho Mulosmanin, Sali Lushën.
■ PolitikOn/ Intervistë në varrezat e Rrmajit në Shkodër, vdekja dhe jeta në sytë e Stefan Çapalikut
■Lulzim Basha paralajmëron pas takimit me mjekët: Jemi përballë një katastrofe, të bëhet vaksinimi i gripit; Reagon Manastirliu: Nuk kemi pritur që Lulzim Basha të zgjohet nga gjumi i plazhit