Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mirëmëngjes!
“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]
■ Terrorizoi Elbasanin, ekzekutohet nga RENEA pas 5 orësh rezistencë në banesë 71-vjeçari Lefter Zhidru; Zbardhet e shkuara: Ish-polic dhe i martuar tri herë; Policia në banesë i gjeti një arsenal armësh dhe municionesh.
■ Agron Tufa publikon dokumentin: Gramoz Ruçi ishte ish-sigurimsi me pseudonimin ‘cigarja’
■ Një tërmet 4.5 ballësh është regjistruar në Shqipëri me epiqendër Cërrikun. Sipas IGJEUM, lëkundjet e para kanë nisur pas mesnatës së të merkures, teksa janë regjistruar 11 tërmete me shkallë fuqie të ndryshme, brenda 24 orëve. Po ashtu mëngjesin e djeshëm është ndjerë një tjetër lëkundje 3.3 ballë në qarkun e Elbasanit.
■ Një pedagog i Universitetit të Korçës ka rënë në pranga për korrupsion. Alket Dino merrte para në këmbim të dhënies së provimit për studentët. Mësohet se bashkë me të është arrestuar edhe shtetasi Xhevi Dervishi, sekser.
■ PD ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë për Qarkun e Kukësit, të cilët do të votohen nga anëtarësia. Ra në sy mungesa e ish-ministrit të Brendshëm Flamur Noka. Ai pritet të jetë pjesë e listës së Qarkut Tiranë, pasi PD e sheh më të vlefshëm në kryeqytet.
■ Procesi qe nis nesër nga Qarku i Kukësit, ndodh për herë te parë në një parti politike dhe për herë të parë në Shqipëri. Anëtarët e PD janë thirrur të votojnë në bllok për listën e kandidatëve ose të refuzojnë një prej tyre.
■ Pas përfundimit të takimit me sindikatën e mjekëve, ministrja Ogerta Manastirliu tha se kërkesat do të merren në shqyrtim. Javën e ardhshme do të ngrihet një grup pune, me përfaqësi nga Sindikata e mjekëve, ministrja e Shëndetësisë si dhe nga zyra e bashkëqeverisjes në Kryeministri.
■ Ambasadorja e ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim i bën apel kyeministrit Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha që tu përmbahen angazhimeve të marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore dhe çdo propozim përtej marrëveshjes duhet të jetë në mirëbesim.
■ Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar ne Kuvend, lidhur me draftin e propozuar nga PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Hajdari tha se mashtrimi i Ramës për listat do të renditet në histori si një nga më të mëdhate në këto 30 vite.
■ Deputeti Andi Përmeti i kërkoi kolegëve të tij që kanë kërkuar lista të hapura ta bojkotojnë Kuvendin deri në momentin kur PS të sjellë një draft për lista të hapura, ose PS ta miratojë vetë me vota të blera për t’iu treguar shqiptarëve çfarë fytyre ka.
■ Presidenti i Republikës Ilir Meta, pas takimit me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, deklaroi se me goditjen e marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore jemi në kurs të kundërt me atë që pritet nga të gjithë shqiptarët dhe partnerët tanë seriozë në BE për integrimin.