Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Para takimit me Erdogan, kryeministri Edi Rama firmosi mbylljen e tre shkollave “gyleniste” në Shqipëri. Këshilli i Ministrave ka vendosur të mbyllë veprimtarinë e medresesë “Hafiz Abdullah Zëmblaku” në Korçë, medresesë “Ali Korça” në Kavajë dhe “Memorial International School of Tirana (MIST).

■ Shqipëria paditet në arbitrazh për koncesionin e terminalit të kontejnerëve në Durrës, kërkohen 100 milionë euro dëmshpërblim.

■ Edi Rama u jep fund dyshimeve, kandidon në Vlorë si deputet; Sali Berisha: Iku nga Durrësi se do të përballej me Lulzim Bashën.

■ Deklarata e fortë e Sali Berishës për marrëveshjen e detit: Nëse Greqia shtrihet në 12 milje, Shqipëria humbet triliona euro naftë dhe gaz.

■ Akuzat për falsifikim dokumentesh, GJKKO pranon kërkesën e SPAK; vendos të marrë të pandehur Luan Dacin.

■ I akuzuar për trafik narkotikësh, arrestohet në Maqedoninë e Veriut Saimir Taullau. Familja e Taullait është rivale e fortë e Aldo Bares

“Tirana me çmimin më të ulët të ujit”, Enti Rregullator i Ujit i përgjigjet Veliajt, publikon të dhënat zyrtare për shërbimet Ujësjellës Kanalizime në vend.

■ Specialja arreston dy figurat kryesore të Organizatës së Veteranëve të UÇK, Haradinaj prangoset duke shkuar në televizion për intervistë.

■ “Ujmani do të quhet Liqeni Trump!”, zyrtarja e BE: Mos është gjë 1 Prilli sot?

Kryeministri Rama dhe Presidenti Meta kanë shkëmbyer argumenta referuar dhënies së lejeve për projekte HEC-esh nga qeveria në Vjosë. Rama e ka mohuar një gjë të tillë, duke shtuar se “Vjosa e lartme është Park Kombëtar dhe se Presidenti  po e mbron atë nga rreziku imagjinar, kur Valbonën e la në shkatërrim”. Ndërkaq, kesaj deklarate Meta është përgjigjur i vendosur se do ta mbrojë nga Vjosën dhe se arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot”.

■ Në Qarkun e Dibres do të votohet për kandidatët që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhëshme. Lista me emrat që kanë marrë vlerësimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve...

■ Donika Prela ish-drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda  është shkarkuar nga detyra. Sipas trupës gjykuese të KPA, Prela nuk justifikon dhe ka fshehur pasurinë, si dhe ka kryer deklarim të pasaktë. Prokurorja Donika Prela kaloi fazën e parë të vettingut në KPK, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, çka solli edhe shkarkimin nga KPA.

Të fundit