Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Pas Kukësit e Dibrës, sot votohet në Qarkun e Gjirokastrës, demokratët propozojnë 27 kandidatë për pesë mandate.

■ Ngritja e Gjykatës së Lartë, Këshilli i Lartë Gjyqësor: 23 aplikime për 11 pozicione të lira.

■ Një operacioni i madh i policisë italiane goditi një grup trafikantësh të shtrirë në disa shtete të Evropës. Operacioni i quajtur “Karaburun” përfundoi hetimet paraprake për 237 italianë, mes tyre 90 shqiptarë.

■ Tërmetet në Lushnje, flet për Politiko.al sizmiologu shqiptar nga Gjermania: Dukuri e mirë, po çlirohet energjia

Moti i keq me stuhi e me reshje shiu thyen pemë e përmbyt rrugët gjatë natës në Tiranë, në Shkodër dëmtohen edhe makina

■ Ministria e Kulturës ka reaguar sërish për shkëputjen e Teatrit të Operas dhe Baletit nga institucioni shtetëror. Në deklaratën e ministres Elva Margariti, lihet të kuptohet mundësia e dhënies me koncension apo PPP të Teatrit të Operave dhe Baletit.

■ Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 viktima dhe 108 të infektuar nga COVID-19. Ndërkohë janë kryer 811 testime, teksa 88 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit.

■ Teksa mblodhi asamblenë e PS në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka folur për kandidimin e tij të mundshëm sërish në këtë  qytet. Kreu i qeverisë u shpreh se si të kandidojë apo jo formalisht në Vlorë, nuk e ka ndarë asnjëherë asgjë me qytetin e tij.

■ Ka përfunduar procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën Mat, anëtarësia e PD ka përzgjedhur kandidatët e preferuar që kalojnë në fazën tjetër të procesit. 

 

Të fundit