Flash News

KRYESORE

Posteri i Ava Max në "Times Square" në New York

Ava Max, këngëtarja me origjinë shqiptare e cila po afirmohet fuqishëm në industrinë e muzikës ka "pushtuar" ekranin e famshëm  të “Times Suqare” në New York.

Edhe vetë Ava është suprizuar nga kjo dhe e ka hedhur foton në Instagram ku shkruan:

“A është ky realiteti?! Në mes të Times Square?! ÇFARË?! Faleminderit për të gjithë dashurinë Spotify … e keni bërë vajzën tuaj të qajë! Ju dua të gjithëve shumë”.

Vetëm para disa ditësh, ishte Dua Lipa ajo që doli në ekranin e "Times Square". E ndërsa Rita është shfaqur në ekranin e famshëm në shtator të 2018-ës.

 

Të fundit