Flash News

KRYESORE

Posti i rëndësishëm i ofruar nga Rama? Reagon Majlinda Bregu

Ish-deputetja e PD-së Majlinda Bregu, ka reaguar pas lajmeve për kandidimin e saj për Presidente  RCC në Sarajevë.

Bregu e pohoi se ka aplikuar në këtë pozicion por  ky pozicion, sqaroi ajo, nuk varet nga qeveria shqiptare.

Bregu u shpreh se nëse do të zgjidhej Sekretare e përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal do të jetë një nder për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Reagimi i plotë i Majlinda Bregut:

Po lexoj nje lajm qe paska marre dhene per aplikimin tim per pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem, te Keshillit te Bashkepunimit Rajonal .

E para: PO! Kam aplikuar me emrin tim per kete pozicion. I cili eshte i pari i ketij niveli qe nese do ta fitoj, i jepet nje shqiptari.

E dyta! Nuk eshte pozicion qe varet nga qeveria shqiptare dhe per rrjedhoje nuk mund te ofrohet nga qeveria shqiptare. Nota duhet te percillet zyrtarisht nga Ministria e Jashtme sic ndodh me cdo kanditat nga vendet e tjera qe kane aplikuar.

Zgjedhja e Sekretarit te Pergjithshem eshte nje proces i gjate perzgjedhje, votimesh ne disa nivele nga te gjitha vendet e Evropes Juglindore dhe ku Komisioni Europian eshte partneri i tij kryesor. Sigurisht qe nuk i kushton asnje lek taksapaguesve shqiptare.

E fundit! Nese do ta fitoj kete pozicion, do te jete nje nder per mua, Shqiperine dhe Shqiptaret kudo ne rajon.

Të fundit