Flash News

KRYESORE

Postimet e 'Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare' janë të dedikuara vetëm për tërmetet në Shqipëri

Postimet e 'Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare' janë
Qendra Sizmologjike Europiane Mesdhetare (EMSC) është një ndër faqet më të klikuara për momentin nga shqiptarët. Për çdo të re nga tërmetet apo pas çdo lëkundjeje kjo është faqja që klikojmë për të ditur më shumë rreth magnitutës, epiqendrës, sa km e thellë ishte. Shpesh herë, gjatë këtyre ditëve, faqja e EMSC edhe ka rënë madje. Gjithashtu, nëse shikoni në faqen zyrtare të EMSC-së në Twitter thuajse çdo postim i është dedikuar tërmetit të fuqishëm në Shqipëri dhe pasgoditjeve. Në disa postime thërritet për qetësi e menaxhim situate, në disa të tjera jepen informacione për tërmetet më të fundit por këto tre ditë edhe vetë Qendra Sizmologjike Europiane Mesdhetare solidarizuar me situatën e jashtëzakonshme që po ndodh në Shqipëri, duke i dedikuar gjithë hapësirën e saj në rrjetet sociale dhe duke përdorur hashtagun #tërmet #Shqipëri. Mund të klikoni faqen dhe të shikoni çdo postim që i dedikohet Shqipërisë por edhe të merrni informacion.

Të fundit