Flash News

KRYESORE

Postimet e Saimir Tahirit në Facebook, vetëm tre deputete të PS-së i bëjnë ‘like’

Prej disa javësh Saimir Tahiri është rikthyer sërish në qendër të mediave, por këtë herë për shkak të postimeve që ai ka shpërndarë në rrjetin social Facebook.

Tahiri ka ndarë me ndjekësit foto dhe video nga pushimet e tij, ku një herë shfaqet duke vjel mjaltë, pastaj duke notuar, dhe së fundmi duke ngjitur malet.

Postimet e javëve të fundit, duket se kanë sjellë një reagim edhe të ndjekësve të tij, të cilët i kanë komentuar ose i kanë bërë ‘like’.

Mes shumë prej ndjekësve që kanë reaguar tek postimet e Tahirit janë edhe tre deputete të Partisë Socialiste por edhe figura të tjera, që tashmë janë pjesë e administratës dhe që njihen si mbështetës të PS-së.

Blerina Gjylameti, Elisa Spiropali dhe Elona Gjebrea janë tre deputetet të cilat i kanë dhënë ‘like’ postimeve të bëra nga Tahiri në rrjetin social Facebook.

Që pas përjashtimit të Tahirit nga PS, pas akuzave të ngritura, solli edhe një distancim të kolegëve të tij ndaj ish-ministrit të Brendshëm e cila u reflektua edhe në rrjetin social Facebook.

Tre deputetet e mësipërme duket se janë të vetmet të cilat vijojnë të shprehin simpatinë e tyre ndaj ish-kolegut.

 

Të fundit