Flash News

KRYESORE

Postimi i veçantë i kryetarit të opozitës, Basha me një dedikim për bashkëshorten, Aurelën

Postimi i radhës në facebook-un e Lulzim Bashës është i veçantë. Këtë radhë nuk ka denoncuar pushtetin dhe as ka ngritur një problem.

Në foton e postuar është  Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela duke drekuar. Arsyeja e kësaj dreke është ditëlindja e saj.

“Edhe 100!” kështu e ka uruar kryetari i opozitës bashkëshorten.

Çifti Basha kanë një histori të gjatë dashurie dhe njihen për stilin e tërhequr të jetës, krej ndryshe nga personazhet e tjere publikë dhe politikë që 'nuk kursehen' në vetëpromovim.

Ata janë prindër të Dafinës dhe Viktorias.

Të fundit