Flash News

KRYESORE

"Powr is Power", kënga e re e GOT; e sjellë nga tre këngëtarët e famshëm

"Game of Thrones" është në sezonin e tij final dhe gjithë produksionin po e trajtojnë si të tillë në çdo aspekt. Vetëm pas dy ditësh do të transmetohet në kanalin e HBO në Amerikë dhe në Sky Atlantics në Mbretërinë e Bashkuar, seria e tretë e këtij seriali. Një seri e cila pritet prej vitesh nga fansat e këtij seriali. Besohet që beteja mes të gjallëve dhe të vdekurve që do të jetë beteja më e gjatë që është transmetuar ndonjëherë në televizion. Në episodin e dytë që u transmetua të dielën e kaluar, nga fansat u përshkrua si një nga seritë më të bukura të të gjithë serialit edhe pse mund të ketë qenë një mënyrë lamtumirë për shumë prej personazheve të serialit.Kënga që këndoi Podrick "Jenny of Oldstones", ishte dhe një ndër momentet më emocionuese. Një këngë e cila deri tani i ka kaluar 8 milionë shikime. Një këngë shumë e ndjerë dhe "paralajmërim i fundit" është konsideruar nga fansat e zjarrtë të GOT. E ndërsa sot, vetëm një orë më parë është publikuar kënga "The Power is Power" në kanalin zyrtar në YouTube të "Game of Thrones". Një këngë që vjen nga këngëtari The Weeknd në bashkëpunim me SZA dhe Travis Scott. Një bashkëpunim i arrirë, i cili në çdo fjalë të tekstit përcjell gjithë magjinë e fuqinë që personazhet posedojnë në serial. Ndërkohë The Weeknd  është duke xhiruar për klipin, i cili nga fotot e postuara në profilin e tij në Instagram, duket që skenat do të jenë shumë të ngjashme me ato të serialit. "E rëndë është kurora, por vetëm për të dobëtit. FUQIA është FUQI. #gameofthrones. E kam parë këtë shoë që në vitin 2011. Fansat e mi e dinë,"- shkruan këngëtari.

Të fundit