Flash News

KRYESORE

Pozita e rënduar e Xhafajt, avokati Spartak Ngjela parashikon të ardhmen e ministrit

Pozita e rënduar e Xhafajt, avokati Spartak Ngjela parashikon të

Avokati Spartak Ngjela është bërë pjesë e debatit që lidhet me të ardhmen e Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme.

Përmes një statusi me titull: “Të korruptuar të lartë të Shqipërisë!”, Ngjela thekson se Xhafaj do të vijojë punën e tij pasi ka besimin e plotë të Uashingtonit teksa e cilëson atë si ‘ministri anti-korrupsion’.

Në fund, ai shton: “Po nuk besoj se mund të bindet politika amerikane nga psherëtimat dëshpëruese të korrupsionit të lartë shqiptar, kur të gjithë këtë korrupsion, individualisht, ai e ka tashmë të skeduar në analet e tij në Uashington".

Statusi i plotë:

Të korruptuar të lartë të Shqipërisë!

Po lodheni kot se është e pamundur që me një logjikë fëminore të mund të bindini politikën amerikane.

Sot i gjithë korrupsioni kryeministror shqiptar: edhe ky Rama edhe ai Berisha shihet se janë hedhur në sulm kundër ministrit të Brendshëm Xhafaj.

Po pse?

Sepse atë e mbështet Uashingtoni në luftë kundër korrupsionit shqiptar aktual.

Po mirë: nuk e kuptojnë këta fakirë të kapur në abuzim se këtë gjë e kuptojnë edhe amerikanët?

Po mirë: Pse, ministri Xhafaj do prishë marrëveshjen me politikën e lartë amerikanë kundër korrupsionit shqiptar, për "mustaqet e Çelos"?

Asgjë... ai është ministri anti korrupsion i aleatit të madh të Shqipërisë. Po nuk besoj se mund të bindet politika amerikane nga psherëtimat dëshpëruese të korrupsionit të lartë shqiptar, kur të gjithë këtë korrupsion, individualisht, ai e ka tashmë të skeduar në analet e tij në Uashington.

Kjo është një komedi... hajdutët në Tiranë po bërtasin me thirrmë çjerrëse : "kapni hajdutin". Kurse amerikanët kam përshtypjen se po qeshin.

Po pse po qeshin?

Do të vijë koha të shpjegohet edhe kjo....

Të fundit