Flash News

KRYESORE

Pozoi me kallashnikov, policia bastis shtëpinë e drejtorit të “Vetëvendosjes”

Pozoi me kallashnikov, policia bastis shtëpinë e drejtorit të

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Mitrovicës, Fidan Ademi, është marrë në pyetje të mërkurën nga Policia e Kosovës. Marrja në pyetje e Ademit, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje  që bashkëqeveris Mitrovicën me Aleancën Kosova e Re, vjen pasi në media sot ka qarkulluar një foto e tij, ku ai shihet me një armë në dorë. Policia ka bërë të ditur se po ashtu ka bastisur shtëpinë e Ademit të mërkurën. Në rezidencën e tij nuk është gjetur ndonjë armë, ka njoftuar Policia.

“Policia e Kosovës e ka intervistuar të dyshuarin që ka bërë foto me armë në dorë. Mbi bazë të asaj foto Policia e ka bastisur edhe shtëpinë e tij, mirëpo në shtëpinë e tij nuk është gjetur asnjë armë. As arma më të cilën ka dal në foto”, ka thënë për Gazetën Express, Avni Zahiti, zyrtar për informim në PK.

“Policia nuk e ka arrestuar atë, pasi ai i është përgjigjur ftesës dhe pas intervistës është liruar”, ka bërë të ditur Zahiti.

Ai ka treguar se me këtë rast më tutje do të merret Prokuroria, e cila mund të japë urdhër për arrestim apo jo.

Fotografia e Ademit me armë kishte nxitur reagim fillimisht nga dega në Mitrovicë e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila i ka ftuar organet përgjegjëse që të “merren me këtë person, i cili është pjesë e bandës kriminale të Dardan Molliqajt”.

Të fundit