Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Pozoi nudo te monumentet e shenjta, arrestohet modelja e njohur dhe fotografi i saj
Fotot nudo në vendet e shenjta të Egjiptit çuan në arrestimin e modeles së njohur Marisa Papen.
Modelja belge ka treguar publikisht inicidentin që i ndodhi asaj dhe fotografit australian Jesse Walker në prill të këtij viti në Egjipt.
Papen dhe fotografi australian Jesse Walker vendosen të bëjnë një sesion fotografish në Egjipt edhe pse ishin në dijeni të zakoneve konservatore kulturore të vendit. Ata rrëfejnë se roja i ka lejuar në këmbim të një bakshishi, por më pas u shfaqën dy burra të cilët i arrestuan.
“Tentuam tua shpjegonim se po bënim art dhe se kishim respekt të madh për kulturën egjiptiane, por ata nuk shohin ndonjë lidhje mes zhveshjes dhe artit. Në sytë e tyre e gjitha ishte porno”, shprehet ajo.
Modelja dhe fotografi u dhanë atyre një ryshfet dhe burrat i lejuan, por nuk ia hodhën kudo kaq lehtë. Në një prej vendeve u shfaqën policët. Ata i arrestuan pa e zgjatur.
Modelja fatmirësisht i fshiu në kohë fotot nga aparati i tyre dhe kur dolën në gjykatë nuk kishte prova të cilat i ndëshkonin ata. Për këtë arsye ajo u la e lirë.
Megjithatë fotografi i saj, pasi u largua nga Egjipti arriti t'i rikthente fotot nudo të modeles.