PPP-të do të marrin 14.6 miliardë lekë nga buxheti i 2020-ës

Si pasojë e kontratave të Partneritetit Publik Privat, nga taksat e taksapaguesve shqiptarë në vitin e ardhshëm do të paguhen 14.6 miliardë lekë. Ndërkohë që pagesat nga buxheti i shtetit do të vijojnë për 13 vitet e ardhshme. Në total, për vitin e ardhshëm janë 14 kontrata koncesionare.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj raportoi në komisionin parlamentar për Financat dhe Ekonominë se si pagesat për kontratat e Partneritetit Publik Privat do të shtrihen ndër vite. Efekti i PPP-ve do të ndihet deri në vitin 2032.

Sipas ligji, nuk lejohet të kalohet 5% të totalit të të ardhurave tatimore parashikuar në vitin paraardhës.

Opozita mendon se mazhoranca po ngarkon me borxh brezat e ardhshëm, ndërsa kjo e fundit thotë se po zhvillon vendin e po rrit shërbimet. Ministrja shtoi se kontratën koncesionare e rrugës Milot –Balldren është prioritet i qeverisë, e madje që ajo të realizohet qeveria po mendon që të ndërpresë të tjera investime.