Flash News

KRYESORE

‘PPP,d’, Meta zbërthen kush fshihet pas grupit të strukturuar në qeveri

‘PPP,d’, Meta zbërthen kush fshihet pas grupit të

Presidenti Ilir Meta deklaroi që në nisje të fjalës së tij në një dalje për mediat se liderët e opozitës i ka këshilluar që të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPP dhe një d e vogël.

Pas pyetjeve të gazetarëve, Meta i ka zbërthyer me detaje se kush fshihet pas këtij grupi të strukturuar në pushtet.

“Fenomen i rrezikshëm i shtetit paralel dhe axhenda të nëndheshme që janë komplot kundër shqiptarëve që duan demokraci evropaine dhe perëndimore.

Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha, Kryemadhit dhe mikut tim doktorit, që të jeni të kujdesshëm të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPP dhe një d e vogël.

Kanë gjetur dhe njeriun e duhur për këtë çështje që nuk vjen në takim me presidentin por lahet në pishinë”, tha Meta.

Por kush fshihet pas këtij grup sipas Metësi?

P-politikanët

Propaganda

Policia, jo kuptimin e policisë së shtetit, por rrugët policeske për të shantazhuar, politikanë, gazetarë, sipërmarrës në forma që janë në kundërshtim meshterin ligjor

d janë diplomantët që kanë braktisur parimet europiane demokratike dhe raportojnë sipas qefti të Ramës.

Të fundit