Flash News

KRYESORE

PR formon grupin parlamentar, Lulzim Basha e ndihmon me 6 deputetë

PR formon grupin parlamentar, Lulzim Basha e ndihmon me 6 deputetë

Gjashtë deputetë të Partisë Demokratike janë regjistruar si deputetë të Partisë Republikane në Kuvend. Kjo lëvizje mësohet se është një pakt mes kryetarit të PD-së dhe aleatit të tij më të vogël, Fatmir Mediu që edhe PR-ja të mund të krijojë grupin e saj parlamentar.

Deputetët e PD-së, Lindita Metaliaj, Nadire Meçorapaj, Hekuran Hoxhalli, Fatbardha Kadiu, Orjola Pampuri dhe Isuf Çelaj i janë bashkuar Partisë Republikane duke formuar kështu grupin e ri parlamentar të kësaj force politike. 

Sipas rregullores duhen 7 deputetë që të krijohet një grupim parlamentar dhe Mediu tashmë e plotëson këtë kusht. Kryetar i grupit është vetë, nënkryetare ka zgjedhur Lindita Metaliajn, ndërsa deputetët e tjerë janë anëtarë.

Tashmë në Kuvend do të ketë katër grupe parlamentare PS, PD, LSI dhe PR, ndersa Kreu i grupit, Fatmir Mediu do të jetë pjesë e Konferencës së Kryetarëve.

Të fundit