Flash News

KRYESORE

Prag lufte, Koreja e Veriut: Armët bërthamore vetëm kundër SHBA. Uashingtoni: Nuk frikësohemi

Prag lufte, Koreja e Veriut: Armët bërthamore vetëm kundër

SHBA dhe Koreja e Veriut po shtojnë deklaratat kërcënuese duke dhënë mesazhe se janë gati të përballen ushtarakisht me njëra-tjetrën.

Pas deklaratave të këshilltarëve të presidentit Donald Trump, se SHBA ka marrë në konsideratë edhe opsionin e luftës me Korenë, kjo e fundit ka dalë me një reagim edhe më të fortë.

Ministria e Jashtme e Pehnianit ka deklaruar se “nuk do të negociojë për zhvillimin e armëve të saj bërthamore dhe raketave balistike”, duke shtuar se këto armë do t’i përdorin vetëm kundër SHBA-së dhe asnjë vendi tjetër, duke qetësuar disi Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Megjithatë, në reagimin e ministrisë koreane thuhet se qëndrimi do të ndryshojë nëse ndonjë shtet tjetër hyn në aleancë me SHBA-në.

Këtij kërcënimi, Uashingtoni i është përgjigjur me ambasadoren në OKB, Nikki Haley, e cila theksoi se vendi i saj nuk dihet i frikësuar.

"Do të reagojnë, do të kërcënojnë, por ne nuk do të frikësohemi dhe nuk do të ikim", u shpreh Haley.

Të fundit