Flash News

KRYESORE

Prag ndeshja me Turqinë, Panuçi zgjedh zëvendësuesin e Mavrajt

Të premten në orën 20:45, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për eliminatoret e kampionatit evropian. Trajneri Kristian Panuçi pritet të hedh në fushën e lojës një formacion me tipare mbrojtëse, 4-2-3-1, duke perfituar nga rikthimi i Abrashit dhe forma e mire e Xhakes.

Në portë pritet të luajë: Berisha; në mbrojtje Hysaj (kapiten), Gjimshiti, Ismajli (zëvendëson Mavrajn e pezulluar) dhe Veseli; në mesfushë Xhaka, Abrashi, Grezda, Memushaj dhe Uzuni ndërsa sulmi do t’i besohet shkodranit, Bekim Balaj.

Trajneri Panuçi në një konferencë për shtyp u shpreh se do hyjnë në fushën e lojë  për një rezultat pozitiv. “Është e vërtetë që kanë një skuadër të fortë, por nëse lojtarët kundërshtarë janë të përqendruar për 90 minuta, do të marrim një rezultat pozitiv. E dimë që është e vështirë, por shpresojmë.

Unë jam pozitiv, dhe skuadra është e përgatitur. Ka kualitet, siç ka edhe Turqia. Jam i bindur që mund të arrijmë një fitore, por gjithçka mbetet për t’u parë nesër. Duhet të japim maksimumin në fushë”, përfundoi italiani.

Të fundit