Flash News

KRYESORE

Prag ndeshja me Norvegjinë, trajneri Panuçi thumbon De Biazin

Prag ndeshja me Norvegjinë, trajneri Panuçi thumbon De Biazin

Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi është paraqitur paraditën e sotmë në një konferencë për shtyp, ku ka folur mbi ndeshjen me Norvegjinë, e cila do të luhet ditën e hënë në stadiumin Elbasan Arena.

Pasi vlerësoi impenjimin e lojtarëve, italiani nuk la pa shigjetuar në mënyrë indirekteedhe ish-trajnerin e kuqezinjëve, Xhani De Biazin, i cili njihet si një teknik që pëlqen të luaj me sistem mbrojtës.

“Besoj se që kur kam marrë drejtimin e Shqipërisë, skuadra po rritet dhe është shumë e fortë. Nuk luaj në mbrojtje, luaj përpara”, ishin fjalët e 44-vjeçarit.

Ndërkohë, ky pritet të jetë formacioni i mundshëm: T. Strakosha, E. Hysaj, M. Mavraj, B. Gjimshiti, N. Aliji, T. Xhaka, Y. Ramadani, K. Qaka, E. Grezda, O. Roshi, A. Sadiku.

 

Të fundit