Flash News

KRYESORE

Prag-protesta e 11 majit, Mustafaj analizon mesazhet e opozitës

Prag-protesta e 11 majit, Mustafaj analizon mesazhet e opozitës

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj vlerëson protestën e ditë së shtunë të thirrur nga opozita, megjithatë është i kujdesshëm kur pyetet nëse do rrëzohet qeveria.

“Jo, nuk do të rrëzohet qeveria, nuk shoh paralajmërime. Rrëzimi vjen me disa paralajmërime. Opozita me këto protesta ka hyrë në ciklin që bën gropën pak nga pak, pra ka hyrë në maratonën e saj, që është ende larg dhe po provon se mbështetësit e saj janë të gatshëm ta ndjekin këtë mënyrë të bëri politikë. Mbetem i shqetësuar se protesta nuk mund të jetë gjithë elementi mbështetës i opozitës. Por as Parlamenti nuk po bën politikë. Parlamenti është në gjendje asfiksie”, analizon Mustafaj.

Si një diplomat me eksperiencë, Mustafaj ka kritikuar edhe presidentin e Kosovës për të cilin thotë se ‘shkon nga fryn era’. Mergjithatë, veprimet e Thaçit i justifikon me rëninën e përlyeshmërisë të elektorati i tij.

“Thaçi ka treguar se nuk ka koherencë. Kthesat e tij janë të zakonshme, ai ndryshon qëndrimin sipas situatës. Replikat mes dy presidentëve vijnë se Thaçi e ka parë se kuotat e tij në Kosovë kanë rënë dhe bashkë me të kanë rëndë dhe pritshmëritë e PD së Kosovës, që është repart i Thaçit dhe që s’ka asnjë shans të marrë mandat të dytë. Këto lloj replikash vijnë për të rikuperuar. Thaçi po përpiqet të rikuperojë elektoratin e humbur në Kosovë”, ka thënë ish-ministri.

Të fundit