Flash News

KRYESORE

Pranga tre klandestinëve shqiptarë, tentuan të dilnin ilegalisht nga Greqia

Pranga tre klandestinëve shqiptarë, tentuan të dilnin ilegalisht

Policia greke bën të ditur përmes një njoftimi se ka vënë në ranga tre shtetas shqiptarë, pasi po tentonin që të dilnin nga shteti fqinj në mënyrë ilegale.

Ata janë kapur gjatë një kontrolli të një autobusi në aksin Janinë-Kakavijë në vendin e quajtur Kallpaq. Shtetasit e ndaluar janë të moshës 20, 32 dhe 43 vjeç, ku ky i fundit mësohet se donte të dilte nga Greqia pasi ishte person në kërkim në këtë shtet.

Ai ishte i dënuar me 6 vite e 4 muaj burg për vjedhje dhe vepra të tjera penale. Gjithashtu po hetohen dhe dy klandestinët e tjerë për arsyet se pse donin të dilnin ilegalisht, ndersa ne pranga ka rene edhe shoferi i autobusit.

Të fundit