Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Pranoi mandatin e deputetit, partia e koalicionit opozitar përjashton Ervin Meçon
Pranimi i mandatit të deputetit dhe hyrja në Kuvend e disa kandidatëve në listat e opozitës, pa u konsultuar me forumet e partive përkatëse, ka sjellë reagime të forta të forcave ku ata bënin pjesë. Pas përjashtimit të disa deputetëve nga organet vendimmarrëse të partive të Opozitës së Bashkuar, Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë (PEISH) ka njoftuar fundin e marrëdhënies politike me deputetin Ervin Meço, i cili ishte kandidat në listën e Partisë Demokratike, sipas marrëveshjes me PEISH në Qarkun e Vlorës.
“PEISH prej marsit të vitit 2017 i është bashkuar me vendim politik e me vullnet të lirë Koalicionit Opozitar dhe Aleancës me Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike. Ne si PEISH kemi firmosur gjithashtu edhe marrëveshjen e re të bashkëpunimit opozitar me Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike”, thuhet në deklaratën e PEISH.
Duke kujtuar se vendimet politike janë të detyrueshme për zbatim nga çdo anëtar, në deklaratë njoftohet edhe fundi i marrëdhënies politike të Ervin Meços me PEISH-në.
“Sikurse e kemi ndjekur, ditën e enjte është betuar duke marë mandatin e deputetit nga lista vijuese e PD, ish - Sekretari i Përgjithshëm i PEISH z. Ervis Meço. Qytetari Ervis Meço ka të drejtë të bëjë ç'të dojë me vendimet dhe vullnetin e tij personal politik, por kurrësesi nuk mund të gëzojë më asnjë të drejtë në PEISH duke qenë se ai ka humbur tashmë automatikisht anëtarësimin e tij dhe çdo funksion brenda PEISH. Vetëpërjashtimi i tij është edhe fundi i marrëdhënies së tij politike me PEISH”, përfundon deklarata e PEISH.