Flash News

KRYESORE

Pranon deputeti i PS: Protesta e opozitës ishte e mirë, ka problematika në disa segmente të qeverisjes

Pranon deputeti i PS: Protesta e opozitës ishte e mirë, ka

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu pranoi publikisht se protesta e djeshme e opozitës së bashkuar, organizuar para godinës së Parlamentit ishte paqësore, ndryshe nga ç’u alarmua nga organet e sigurimit një ditë përpara.

I ftuar në emisionin “360 gradë” i Artur Zhejit, Ndreu tha se “truri” i opozitës vazhdon të jetë ish-lideri i opozitës dhe se problematikat e periudhës 2005-2013 nuk krahasohen me ato që ka sot në disa segmente të qeverisjes.

“Kjo protestë ishte e mirë, por ishte më pak se të shtunën në numër, nesër do jetë edhe më pak. Formatet e këtyre protestave unë i njoh mirë se i kam kaluar me qindra për shkak të profesionit të mëparshëm. Kjo protestë do vijë duke ra sepse kauza për të cilën mblidhet ajo protestë për të rrëzuar qeverinë nuk ekziston.

Koka e opozitës është ai që ka qenë nga 2005-2013 dhe njerëzit nuk i kanë në memorie të gjitha bëmat e atyre që janë të llahtarshme në raport me disa problematika që kemi ne në disa segmente të qeverisjes. Nuk ka shenjë krahasimi dhe nuk mundet që kjo elitë as të bashkëpunojë e të na kushtëzojë ne në qeverisje”,  u shpreh deputeti socialist.

Të fundit