Flash News

KRYESORE

Pranon mandatin, Lefter Maliqi dorëzon formularin e dekriminalizimit në KQZ

Pranon mandatin, Lefter Maliqi dorëzon formularin e dekriminalizimit

Lefter Maliqi, ish-kandidati pasues në listën e Partisë Demokratike për qarkun e Beratit ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit.

Me këtë hap të parë, ai konfirmon pranimin e mandatit të deputetit, pasi opozita vendosi në mënyrë të unifikuar ‘djegien’ e mandateve.

Dorëzimi i formularit të dekriminalizimit është vetëm hapi i parë për mandatin e deputetit, ndërsa njësoj si Maliqi edhe nga LSI kanë konfirmuar katër kandidatë të tjerë.

Aktualisht, Maliqi mban postin e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Të fundit