Flash News

KRYESORE

Pranon mjeku i QSUT: Ka korrupsion mes bluzave të bardha, duhet katarsis

Pranon mjeku i QSUT: Ka korrupsion mes bluzave të bardha, duhet katarsis

Dhuna ndaj bluzave të bardha ka ngritur mjekët në protestë jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe të tjera të vendit, gjatë ditëve të fundit.

Megjithatë, një nga problemet që ndeshin prej vitesh pacientët është korrupsioni. Ky fakt është pranuar edhe nga vetë mjekët.

I ftuar në studion e “Top Talk”, mjeku i QSUT Arjan Harxhi pranon që ka mjekë të korruptuar dhe ky fenomen ka nevojë për një katarsis.

“Ky fenomen është shumë faktorial. Por edhe ne kemi mendimin tonë se si mund të përmirësohet. Dhuna nuk mund të justifikohet pavarësisht shkakut. Ky lloj fenomeni fatkeqësisht është e gjithë pranuar në Shqipëri. Në shëndetësi bëhet shumë e mprehtë. Ne mendojmë se dhuna nuk është zgjidhje. Duhet të ndryshojmë kulturën, të mos reagojmë pasi ndodhë dhuna. Por kush janë masat që mund të marrim për ta minimizuar këtë fenomen. Patjetër që ka vend për katarsis. Jemi të ndërgjegjshëm që korrupsioni është prezent. Por një fenomen i rëndësishëm është kriza e besimit mes mjekut dhe pacientit”, u shpreh mjeku.

Të fundit