Flash News

KRYESORE

“Pranverë” e re Rama- Meta? Balla: Si qëndron e vërteta për të gjithë ato skena xhelozie

“Pranverë” e re Rama- Meta? Balla: Si qëndron e

Një ditë pasi presidenti Ilir Meta dekretoi ndryshimet në Kodin Penal pati shumë reagime se “një pranverë” e re po ndodh në raportet mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Në këtë pikë, është ndalur sot kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se nuk ka asnjë marrëdhënie të re me presidentin.

“Po ua qetësoj shpirtrat dhe për të gjithë ato skena xhelozie, nuk ka asnjë marrëdhënie të re dhe të vjetër me Ilir Metën. Ai është presidenti i republikës. Ne jemi shumica qeverisëse. Patjetër që ne kemi komunikuar dhe me institucionin e presidentit dhe për të mos zgjatur një histori procedurale, që presidenca do ta kthente me dekret dhe nuk e di kur do do bëhej e mundur të hynin në fuqi ndryshimet dhe sanksionet në kodin penal.

Për shkak të këtij komunikimi ndryshimet për ata që thyejnë sigurinë e përbashkët ndaj pandemisë dënohen me burg nëse janë përsëritës dhe nëse i bëjnë në mënyrë të qëllimshme”, tha Balla.

https://politiko.al/dekretoi-nismen-e-qeverise-reagon-meta-pseudo-intelektualeve-u-sugjeroj-te-thellohen-zgjidhem-boshllekun/

Të fundit