Flash News

KRYESORE

PRAPASKENA: Arteta zbulon bisedën me Xhakën dhe dëshirën e Guardiolës

PRAPASKENA: Arteta zbulon bisedën me Xhakën dhe dëshirën e

Trajneri aktual i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur për kohën kur kaloi te City dhe donin mesfushor defensiv. Ai ka rrëfyer se në listën e tij ishte emri i Granit Xhakës.

"Kur shkova nga Arsenali te City, po shikonim për një lojtar në pozicionin e tij. Xhaka ishte në listën time. Isha i lumtur kur Arsenali firmosi me të, sepse mendova se do të ishte një lojtar i frikshëm.

“Ai po bënte disa gjëra të mira dhe tani ka ngecur në një situatë të vështirë. Mendoj se ai po rritej, por një ditë shpërtheu. Gjërat po i kthehen normalitetit dhe tifozët po tregohen të mirë me të. Natyrisht është e vështirë ta ndryshosh skenarin direkt. Mendoj se jemi në rrugën e duhur.

"I kam thënë atij sa e pëlqej dhe çfarë pres nga ai, sikurse edhe se sa i rëndësishëm është për ekipin. Jam këtu për ta ndihmuar atë. Jam këtu për ta ndihmuar dhe duhet ta ndjejë që na ka pas vetes të gjithëve, jo vetëm mua. Ai mund ta ndihmojë këtë skuadër”.

Të fundit