Flash News

KRYESORE

PRAPASKENA: Casemiro kërkoi largimin, Zidane e shtangu me përgjigjen e tij

PRAPASKENA: Casemiro kërkoi largimin, Zidane e shtangu me përgjigjen e

Casemiro ishte pranë largimit nga Real Madridi në epokën e parë të Zidane. Ai humbi vendin e titullarit me ardhjen e francezit në krye të stolit, madje kërkoi largimin. Braziliani e tregoi vetë diçka të tillë në një rrëfim për Moviestar+.

"Mbaj mend kur Zidane erdhi. Nuk luajta shumë në 5 ndeshjet e para dhe i thashë vetes 'çfarë po ndodh?'. Ai gjithmonë jepte komente pozitive për mua.

"Shkova në zyrën e tij dhe i thashë 'trajner është janar, dua të kem rol titullari, dua të luaj'. E mbaj mend saktësisht se çfarë më tha. 'Qetësohu, kur të fillosh të luash nuk do të ndalesh'", - kujton Casemiro.

 

Të fundit