Flash News

KRYESORE

PRAPASKENA: Cavani refuzoi Barçën, zbulohet arsyeja

PRAPASKENA: Cavani refuzoi Barçën, zbulohet arsyeja

Edinson Cavani donte të largohej në janar nga skuadra e PSG-së, pasi humbi vendin e titullarit me Mauro Icardin. Sulmuesi uruguian kishte pas vetes ekipin e Atletico Madridit, por në fund marrëveshja u bllokua nga skuadra kampione e Francës.

L'Equipe shkruan se skuadra e Barcelonës tentoi në fund të merkatos afrimin e sulmuesit. Cavani nuk e pranoi kalimin tek ekipi katalanas, pasi oferta e bërë nga Barça ishte e vogël.

Kontrata për sulmuesin ishte e shkurtër dhe nuk ishte e gjatë, prandaj ai vendosi të mos pranonte diçka të tillë. Cavani do të largohet me parametra zero në verë nga PSG.

Të fundit