Flash News

KRYESORE

Prapaskena me Conten, Nainggolan zbulon gjithçka për largimin

Prapaskena me Conten, Nainggolan zbulon gjithçka për largimin

Mesfushori i Cagliarit, Radja Nainggolan, iu rikthye kohës kur ishte pjesë e Interit në një intervistë për DAZN. Ai ka treguar një prapaskenë ku tregon se nuk u largua nga Conte, por ishte vendim i klubit.

"Do të doja të stërvitesha me Antonio Conten. Ai çmendej pas meje. Do të më pëlqente të trajnohesha nga ai, në një muaj kuptova idetë e tij".

"Ai ishte i zgjuar dhe shumë i drejtpërdrejtë, fliste hapur kur gjërat nuk shkonin mirë. Gjatë fazës përgatitore, ai më mori në vete dhe më tha: 'Jam i çmendur pas teje, doja të të merrja dhe te Chelsea, por është vendim i klubit' dhe ishte ai që e ndau me mua.

"Ai foli direkt me mua dhe hapur që në ditën e parë. I vlerësoj njerëzit që i thonë njerëzit në fytyrë", - tha Nainggolan për DAZN

Të fundit