Flash News

KRYESORE

Prapaskena te Liverpooli, sherri mes Salah dhe Manesë nuk ishte i pari

Prapaskena te Liverpooli, sherri mes Salah dhe Manesë nuk ishte i pari

Sherri ndërmjet sulmuesit Sadio Mane dhe Mo Salahs duket se nuk ka qenë i pari për dyshen. Këtë shpalos shoku i tyre i skuadrës, Fabinho. Braziliani ka komentuar përplasjen që ndodhi ndërmjet senegalezit dhe egjiptianit, kur ky i fundit nuk i pasoi një top të pastër.

“Ajo zënkë nuk ishte as e para e nuk do të jetë as e fundit. Sadio dhe Mo janë miq shumë të mirë, folën në dhomat e zhveshjes dhe gjithçka është në rregull.

"Ata janë shembull dhe për lojtarët e rinj që kemi në skuadër dhe e kuptojnë këtë gjë. Dy profesionistë të jashtëzakonshëm”, përfundoi Fabinho.

Të fundit