Flash News

KRYESORE

Prapaskenat/ 48 orët e fundit para dorëheqjes së Xhafajt; negociatat e Ramës dhe Gramoz Ruçit

Prapaskenat/ 48 orët e fundit para dorëheqjes së Xhafajt;

Mëngjesin e së shtunës, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, kryeministri Edi Rama njoftoi dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm. Një dorëheqje të cilën pak kush, e priste në këtë moment.

Gazeta ‘Panorama’ ka zbardhur se çfarë ndodhi 48 orët e fundit para se të zyrtarizohej dorëheqja e Xhafajt, teksa thotë se dorëheqja e Ministrit të Brendshëm ka mbërritur në zyrën e kreut të qeverisë që ditën e enjte. Në negociatat për të bindur Xhafajn që të vijonte në detyrë është përfshirë edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Kryeministri Rama mësohet se negocioi 48 orët e fundit qëndrimin e ministrit Xhafajt me çdo kusht në qeveri, duke u përforcuar në këtë mision të pamundur edhe nga kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, por duket se Xhafaj kishte marrë vendimin e tij”, shkruan gazeta ‘Panorama’.

 

 

Të fundit