Flash News

KRYESORE

Prapaskenat e Barcelonës, Pique: Shkuam në party pa leje, vuajta me Valverden

Prapaskenat e Barcelonës, Pique: Shkuam në party pa leje, vuajta me

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, gjithmonë prodhon debat gjithmonë kur flet për mediat. Barcelona ka shkëputur një pjesë të dokumentarit të klubit katalanas ku shihet duke biseduar me CEO-n e CEO e Rakuten, Hiroshi Mikitani. Lojtari tregon se kanë vuajtur për t'i marrë leje trajnerit për të shkuar në party.

"E mban mend kur ishim në New York? Ishte shumë e vështirë të bindnim Valverden të na linte të shkonim në party. I thashë: 'Dëgjo mister Valverde, ne do të shkojmë të festojmë'. Ai mu përgjigj direkt: 'Pse? Pse? Pse?'.

"Zhvillova 5 takime me të për ta bindur se ishte e nevojshme të shkonim të festonim. Ai nuk e kuptonte. 'Nuk shoh arsye të ju jap leje të shkoni në party', vazhdonte me të tijën. Më pas i thashë: 'Mos u shqetëso, ne do të shkojmë gjithsesi", - tregon fillimisht Pique.

Të fundit