Prapaskenat e operacionit të shpëtimit të Alvin: Mbeti me gojën hapur kur hyri në aeroport, akses edhe për fëmijë të tjerë në kamp

Autoritetet italiane kanë zbardhur detaje nga operacioni i shpëtimit të Alvin Berishës në kampin Al Hol në Siri.

Sot, 11-vjeçari mbërriti në tokën italiane ku dhe u bashkua me babain dhe dy motrat e tij.

Në një konferencë për mediat, zyrtarët kanë treguar se operacioni ka qenë shumë kompleks dhe se ka patur shumë bashkëpunim mes qeverisë italiane, informacione nga Shqiëpria, ambasadat, organizatat humanitare si Kryqi i kuq italian dhe ai ndërkombëtar, apo Gjysmëhëna e Kuqe siriane.

“Alvin, është rasti i parë që një fëmijë jetim shpëtohet në këtë mënyrë në një operacion shumë të gjerë, sepse ka shumë si Alvin në Kampi Al Hol dhe në në të tjera kampe në Siri.

Me operacioni i Alvin do të hapen rrugë që të shpëtohen edhe fëmijë të tjerë në Siri. Pjesa e dytë e bukur e kësaj historie ka qenë bashkëpunimi për rastin e Alvinit, që ka qenë shumë i vështirë. Duhet të largohet kultura e radikalizmit sepse këta fëmijë janë rrëmbyer. Mund të bëhen terroristë të ardhshëm nëse mbeten në Siri”, u shpreh një prej zyrtarëve.

Presidenti Roca i organizatës Gjysmëhëna e Kuqe siriane: Pjesa më e vështirë ishte nxjerrja e djalit nga kampi. Nuk duhej të merrej vesh që fëmija do të largohej nga kampi, sepse ka ende prezent të elementëve radikalë, kjo ishte pjesa më e vështirë. Kishim shumë vështirësi për kalimin nga një zonë në një zonë tjetër. Kishim presion të madh që ta nxirrnim shëndosh e mirë djalin, por kurdët në këto momente kanë prioritete të tjera. Menaxhojnë një kamp me 70 mijë persona dhe është një situatë politikë shumë e brishtë, që ishte problem. Fale vullnetarëve kurdë gjysmëhëna e kuqe siriane u bë e mundur që Alvini të shpëtohej. Alvin mbeti me gojën hapur kur hyri në aeroportin e Damaskut. Shikonte rreth e rrotull sepse ishte mësuar në një zonë fshati në kampin Al Hol. E kishte modalitet që reagonte me cdo gjë që ishte e re për të. Ka edhe 3 fëmijë të tjerë në moshë të vogël që i kanë humbur prindërit. Është e mundur që edhe fëmijë të tjerë të mund të largohen nga kampi.

Marco Rosi: Bëmë komunikim audio dhe video që djali të kuptojë se çfarë po ndodhte, në cdo moment komunikonte me babain që ai të kuptojë se cfarë po ndodhte me të.

Jemi vënë në lëvizje në shtator, patëm dy fotografi një të Alvinit , bëmë krahasimin e përmasave të fytyrës.