Flash News

KRYESORE

Prapaskenat e shitjes së Universitetit New York Tirana te turqit e lidhur me Erdoganin

Prapaskenat e shitjes së Universitetit New York Tirana te turqit e lidhur

Politiko.al

Shitja e Universitetit të New York Tirana, i pari institucion privat i arsimit të lartë në Shqipëri, ka ndodhur zyrtarisht para pak ditëve. Lajmi mori vëmendje të shumëfishuar, edhe prej faktit se raportimet mediatike e lidhin fondacionin ‘Maarif’, i cili është blerësi zyrtar, me Presidentin autokrat të Turqisë, Erdogan.

Nota të bujshme ky fakt merr edhe nga ‘lufta e nxehtë’ mes presidentit turk dhe rivalit të tij Fetullah Gylen, përplasje e importuar edhe në Shqipëri, sidomos pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti në Turqi, për të cilën Erdogan fajësoi Gylenin dhe njerëzit e tij. Ndjekësit e Gylenit kanë zotëruar në Shqipëri një rrjet të fuqishëm arsimor, që filloi me kolegjet ‘Turgut Ozal’ dhe më vonë me universitetet Beder dhe Epoka. Presidenti Erdogan nuk e ka mbajtur sekret padurimin për fuqinë e rivalit të tij në Shqipëri dhe, gjatë një vizite në Shqipëri në vitin 2015, e ka kërkuar publikisht mbylljen e këtyre shkollave. Në biseda me dyer të mbyllura me zyrtarët e lartë shqiptarë, ai ka qenë edhe më kërkues dhe i prerë.

Pas refuzimit filestar të shtetit shqiptar, duke i konsideruar shkollat si laike, erdoganistët kanë zgjedhur një qasje tjetër. Sipas burimeve meditaike CIT, Canadian Institute of Technology, një universitet që zotërohej nga shtetas arabë i është shitur njerëzve pranë Erdoganit. Po ashtu kolegji Turgut Ozal, ka ndërruar gjithaashtu pronësi duke kaluar në duart e shtetasve turq të cilët janë ‘maskuar’ pas një kompanie të regjistruar në Holandë. Në shtator, pas blerjes së Universitetit NYT, njerëzit afër Presidentit turk do të zotërojnë dy universitete në Shqipëri.

Zyrtarisht blerësit e dy universiteteve nuk e pranojnë lidhjen me Erdogan, por burime nga stafi pedagogjik i Universitetit New York i thanë Politiko.al se shitja ka ndodhur ‘në sekret të plotë’. “Nuk kemi ditur gjë për shitjen deri ditën kur është hedhur firma”, tha burimi duke shtuar se “për herë të parë gjatë dy muajve të fundit ka patur parregullsi edhe në akordimin e pagave mujore”.

I njëjti burim thekson se për shitjen nuk është konsultuar as Mimoza Pashko, aksionere me 25 përqind. Tratativat e shitblerjes janë bërë nga aksioneri mazhoritar, njëkohësisht president i UNYT, Elias Foutsis.

Stafit pedagogjik nuk i është komunikuar asgjë dhe kjo e ka shtuar pasigurinë dhe habinë te mësimdhënësit. Një pedagod i UNYT i tha Politiko se një universitet nuk është një mall çfarëdo, por gëzon një status special. Për këtë arsye është e çuditshme që nuk është kërkuar konsulta, apo të paktën paralajmërimi i stafit”.

Të fundit