Flash News

KRYESORE

Prapaskenat e takimit të Ramës me grupin e Gjeologjikut: Ishin pedagogë dhe studentë të panjohur

Prapaskenat e takimit të Ramës me grupin e Gjeologjikut: Ishin

Kryeministri Rama zhvilloi pasdite takim një grup pedagogësh dhe studentësh, për të cilër pretendon se ishin të Fakultetit të Gjeologji-Minierave, pa dhënë më shumë detaje.

Megjithatë, Agreb Tafaj, student i protestës u shpreh se ka komunikuar në telefon me një shok të tijin të Gjeologjisë dhe sipas tij nuk ka pasur ndonjë tërheqje të studentëve nga protestua.

“Nuk kemi dijeni u tha që do kishte një takim mes kryeministrit dhe pedagogëve, por jo edhe studentëve. Ne e kemi deklaruar që nuk kemi përfaqësi dhe do vazhdojmë të mos kemi dialog. Pata shkëmbime telefonatash. Nuk kishte përfaqësi, ishte vetëm një takim mes Ramës dhe pedagogëve. Për kreun e qeverisë nuk është e vështirë që të gjejë qindra studentë dhe pedagoge të panjohur”, u shpreh studenti i Juridikut në emisionin ‘Open’.

 

Të fundit