Flash News

KRYESORE

Prapaskenat e takimit të Ramës në Berlin, deputeti i Merkel e nxjerr bllof pas deklaratave kundër opozitës

Prapaskenat e takimit të Ramës në Berlin, deputeti i Merkel e

Reporteri i grupit të CDU për Shqipërinë në parlamentin gjerman, Thorsten Frei jep arsyet pse negociatat e Shqipërisë me BE nuk duhet të hapen, pa plotësuar më parë kushtet.

Në një intervistë për “Panorama”, deputeti i Merkel deklaron se negociatat duhet të hapen kur të kenë kaluar vettingun gjyqtarët e niveleve të larta dhe të Apelit.

“Edhe pse shumë ligje janë miratuar, zbatimi i tyre është ende në fazën fillestare. Pjesë e procesit të vettingut, vetëm 5 prej tyre janë kontrolluar deri tani. Besoj se të paktën të gjithë gjyqtarët e gjykatave të larta dhe të Apeli, apo organet e mbikëqyrjes duhet të kalojnë vettingun para konferencës së parë për anëtarësimin”, tha deputeti.

Duke komentuar çështjen “Tahiri”, Frei thotë se mazhoranca në Shqipëri parandaloi hetimet duke mos ia hequr plotësisht imunitetin ish-ministrit.

“Për këtë çështje mbeta i pakënaqur me zotin Rama. Ekziston një dyshim i fortë korrupsioni në sajë të informacioneve nga policia italiane. Meqë shumica e parlamentit nuk ishte dakord me heqjen e imunitetit për Tahirin, hetimet e plota për këtë çështje janë ndaluar. Nga këndvështrimi im, bëhet e qartë se ligjet ekzistuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit kundër politikanëve aplikohen me më pak përpikëri. Këto çështje vendosin besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve të Shqipërisë”, u shpreh deputeti i CDU, i cili tregon më shumë edhe për debatin me kryeministrin Rama në Komitetin për Çështjet Europiane të Bundestagut dhe iu referua darkës me të nga disa prej anëtarëve.

“Mënyra se si u sulmua kolegu im Gunther Krichbaum nga një pjesë e medias shqiptare është absolutisht e papranueshme. Konkurrenca politike nuk mund të bëhet në këtë mënyrë dhe rastet e para kanë ndodhur në mediat e lidhura me qeverinë. Kur u përballëm me Ramën, ai u distancua nga këto raportime dhe deklaroi se nuk ka lidhje me të gjitha këto”, tha Frei. Deputeti i Merkel foli edhe për takimin me kreun e PD, Lulzim Basha, për të cilin tha se kishte rezerva, por kërkoi hapjen e negociatave.

“Basha ka përshkruar situatën në Shqipëri sipas këndvështrimit të tij, por kërkoi hapjen e negociatave për anëtarësim, megjithatë unë i identifikova problemet që ka sot vendi juaj. Ia bëra të qartë se nga 5 pikat kyçe, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka ende shumë pika të hapura”, tha ai.

 

 

 

 

Të fundit