Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
A e ka vizituar me të vërtetë Gramoz Ruçi, Amerikën? Fotot thonë se po. Në po ato foto gjendet gjithashtu edhe pjesa tjetër e përgjigjes për pyetjen që bëhet në krye: Gramoz Ruçi, kryetari i mvrenjtur i Kuvendit të Shqipërisë, socialisti që 'urren' çdo buzagaz, është parë të formojë trajtat e një qeshjeje. Më në fund.
Alelujah!
Buzëqeshjet e atyre fotove mbanin brenda gëzimin e një fëmije që ka marrë dhuratën që ka dashur për festa, por edhe një shpagim të lehtë për veten dhe të tjerët, që deri dje nuk kishin besuar se mund të shkelte ndonjëherë në tokë amerikane.
Politiko.al ka hulumtuar në prapaskenat e vizitës së Kryetarit të Kuvendit, për të zbuluar se çfarë ndodhi që 'personi i padëshiruar' i amerikanëve, papritur mori një vizë dhe u lejua të udhëtonte drejt Washington-it.
Para se të shkohet te një përgjigje për këtë, duhet ribërë në fakt pyetja e vjetër, që ka marrë përgjigje pohuese, ndihmuar dhe nga mospërgënjeshtrimi i vetë Ruçit apo PS: a ka qenë i ndaluar ish-ministri i Brendshëm për të shkelur në Amerikë? Politiko e ka riformuluar sërish këtë pyetje, dhe ka marrë një 'Po' nga dy burime të ndryshme diplomatike, të cilat preferojnë të mbeten të paidentifikuara.
Gramoz Ruçi ka qenë 'persona non grata' në Amerikë, nënvizojnë burimet. Arsyet? Po ato që janë artikuluar nga burime të ndryshme mediatike dhe politike: përfshirje e politikanit të majtë në aktivitete të paligjshme që bien ndesh me interesa apo vlera amerikane.
Çfarë ndodhi atëherë, pse ky ndërrim i papritur kursi, kur perceptimi ishte se nuk kishte ndryshuar asgjë, sidomos pas dy gjesteve demonstrative të Ambasadorit Lu. Diplomati amerikan nuk shkoi në seancën e parë plenare të Kuvendit të ri, dhe kjo ishte hera e vetme në historinë e pluralizmit, që një Ambasador amerikan sfidonte me një gjest të tillë të fortë mosaprovimi. Lu ishte po aq i ashpër me shfaqjen, sa edhe me mosshfaqjen. Në seancën e votimit të qeverisë, ai hoqi kufjet kur Gramoz Ruçi mori fjalën. Një burim i konfidoi Politiko.al, se në disa qarqe të Ambasadës amerikane, Ruçi është pagëzuar si 'old commie'. Komunisti i vjetër.
Të gjitha këto nuk shërbejnë, megjithatë, si shpërfillje për vizën amerikane që iu dha kryetarit të Kuvendit. Këtu, thekson njëri prej burimeve diplomatike të Politiko.al, kanë bërë punën e tyre dy prerogativa. Për dhënien e vizës janë përdorur ato që mund të quhen 'teknikalitete lehtësuese'.
I pari është ai që quhet 'visa waiver', një procedurë që i lejon Ambasadorit amerikan, të bëjë një përjashtim të përkohshëm (zakonisht 90 ditor). I njëjti burim shton se kjo procedurë, në kuptim simbolik, është paralelja e lejes që i jepet një të burgosuri për 'raste speciale' si një vdekje në familje, etj. Pra është një prerogativë, një lëshim, dhe jo një 'e drejtë e fituar' në mënyrë permanente.
Një lëshim i tipit 'visa waiver' jepet për qëllime jo shtetërore, kryesisht turizëm, vizita personale etj.
Këtë e shpjegon më së miri fakti se Kryetari i Kuvendit nuk pati asnjë ftesë, apo takim, në kapacitete zyrtare në Departamentin e Shtetit. Takimet që ai zhvilloi me kongresmenë dhe senatorë kanë qenë ato që në gjuhën e Washington-it quhen photo opp (foto çasti), dhe që bëhen me politikanë apo individë të ndryshëm bazuar, kryesisht, në lobime të personave apo grupeve të interesit.
Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38