Flash News

KRYESORE

PRAPASKENAT: Milani do të shitej te tjetër pronar, Galliani zbulon tentativat

PRAPASKENAT: Milani do të shitej te tjetër pronar, Galliani zbulon

Milani mund të jetë klubi më i habitshëm në Europë, shpenzime kolosale dhe rezultat zero. Ekipi i "Djallit" ndryshoi pronar në verën e vitit 2018, pasi drejtuesit kinezë e shitën atë tek “Elliott Management”.

Ofertat për Yonghing Li ishin disa, mes tyre edhe nga Rocco Commisso, italo-amerikani që zotëron Mediacom në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mori Fiorentinën këtë sezon.  Adriano Galliani, ish-administratori i Milanit, ka zbuluar prapaskenat e marrëveshjes.

“Fiorentina po ecën mirë deri më tani. Commisso ishte shumë pranë blerjes së Milanit. Nuk e kam kuptuar pse Yonghing Li nuk ia shiti klubin atij. Humbi gjithçka në pak ditë dhe më pas kontrolli i klubit u mor nga Elliot. Kurrë nuk e kuptova si ndodhi. E takova atë në Milano dhe më bëri shumë përshtypje. Ajo që bëri Li më pas mbetet një mister i madh për mua".

Të fundit