Flash News

KRYESORE

Preç Zogaj komenton protestën e opozitës: Shumë shpresuan se PD kishte vdekur, sot u provua e kundërta

Preç Zogaj komenton protestën e opozitës: Shumë shpresuan

“Shumë shpresonin dhe thonin se Partia Demokratike kishte vdekur pas zgjedhjeve të 25 qershorit, por protesta e sotme tregoi të kundërtën”, kështu u shpreh analisti Preç Zogaj në studion e ‘Abc News’ kur po komentonte protestën e opozitës.

Zogaj tha se “kjo protestë ishte më e mira dhe më e madhja e epokës Bashës dhe një ndër më të mëdhat në historinë e Partisë Demokratike.”

Sa i përket pretendimeve nga disa zyrtarë të PS se pjesëmarrja e qytetarëve ishte e ulët, Zogaj u shpreh se “edhe Toka duket e vogël nëse e sheh nga Hëna”.

Analisti theksoi se kjo ishte një protestë fortë, me shumë mesazhe dhe pjesëmarrje, ndërsa beson se në protestat e ardhshme numri i qytetarëve që do të dalin në shesh do jetë edhe më i madh.

Të tjera nga protesta

Deputetja e parë e PS që reagon pas protestës, merret me pjesëmarrjen dhe jo me kërkesat e qytetarëve

“Sot vdes 25 qershori”, Basha tregon raportin e ri në Shqipëri: Qytetarët janë përballë pushtetit të krimit

Kryemadhi flet për fundin e Edi Ramës: Sot ka mbetur vetëm; nuk ka ambasador që e shpëton

Zagani u bën thirrje kolegëve: Denonconi kriminelët kushdo qofshin ata 

 

 

Të fundit