Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ambasada e SHBA ka vijuar gjatë gjithë verës t’u shpjegojë qytetarëve shqiptarë me video, në një formë të thjeshtë e të kuptueshme, strukturën, detyrat, kompetencat dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve të Drejtësisë së Re.
Kësaj jave e kishte radhën Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Javën e shkuar shpjegimi i kushtohej Strukturës së Posaçme Antikorrupsion ( SPAK). Më parë akoma, me të njëjtin model shpjegues, ku fjala e folur dhe e shkruar gërshetohet me gjuhën e piktogrameve (shenjave komunikuese), ambasada e ka njohur publikun me mënyrën si funksionon Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, me ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese, e tjerë.
Për njerëzit e mirëinformuar e gjithë kjo duket si përsëritja e një mësimi të njohur, përsëritje e cila në këtë rast meriton të quhet nëna e dijes. Sepse ka gjithnjë elementë të rinj, detaje dhe nënvizime që fitojnë një rëndësi të shtuar në lidhjen e tyre me tërësinë e pjesëve.
Ndërkaq, ky shpjegim është një akt i dobishëm transparence për qytetarët pa dallim. Kushdo që ka ditur pak ka mundësi të mësojë më shumë. Kushdo që është informuar keq ka mundësi të informohet mirë. Kushdo që ka qenë apo është i manipuluar ka mundësi të njihet me të vërtetën nga të zotët e punës pastaj është në dorën e tij të sqarohet apo të dëshirojë të rrijë në moskuptim dhe manipulim.
Transparenca, si një e drejtë e qytetarëve, është në vetvete një akt politik. Në rastin për të cilin po flasim shpjegimi didaktik i reformës në drejtësi nga ambasada e SHBA ka një domethënie politike më të gjerë se zakonisht.
Së pari, shpjegimet pohojnë sërish bashkëautorësinë amerikane në konceptimin, hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi. Shpjegimet dëshmojnë vetvetiu se SHBA kanë primatin në këtë bashkautorësi, ku bëjnë pjesë BE dhe Parlamenti i Shqipërisë. Ata janë garantët e kësaj reformë. Jo më kot në shpjegimin e fundit nënvizohet fakti se agjentët e BKH-së që do të hetojnë krimet dhe korrupsionin në sferat e larta do të trajnohen në SHBA. Anëtarët e SPAK-ut gjithashtu kanë një mbulim amerikan për mjaft aspekte të punës dhe sigurisë së tyre. Kjo mbështetje dhe këto garanci janë të domosdoshme në këtë fazë të ngritjes dhe nisjes së Drejtësisë së re. Derisa ajo të krijojë një bazë solide të pavarësisë dhe profesionalizmit.
Së dyti, në çdo shpjegim ambasada ka theksuar dhe demonstruar, në referim të Ligjit, pakapshmërinë politike të organeve të Drejtësisë së re dhe faktin se ato ngrihen për të goditur krimin dhe korrupsionin në sferat e larta. Këto organe janë ndërtuar më mënyrë të tillë që duke përfshirë e respektuar institucionet e Presidentit dhe Kuvendit u kanë mbyllur çdo shteg qëndrimeve të tyre eventualisht bllokuese apo kushtëzuese, siç ka ndodhur deri dje, qëndrime të cilat kanë qenë në themel të trajtimit të mjaft emërimeve si tendera apo për qoka politike. Kjo nuk mund të ndodhë më. Partitë, Kuvendi dhe Presidenti bëjnë politika, monitorojnë dhe shprehen për punën e organeve të drejtësisë, por nuk mund të realizojnë si më parë emërime dhe shkarkime politike e klienteliste. Ndërkaq, risia me pritshmërinë më të lartë në publik është hetimi dhe ndëshkimi ligjor i korrupsionit të lartë. Reforma për këtë është bërë para së gjithash, kjo do të jetë sprova e saj. Në shpjegimin e fundit për BKH ambasada kishte publikuar, për herë të parë me sa kujtoj unë, rrethin e funksionarëve dhe ish funksionarëve që do të jenë objekt i hetimit dhe gjykimit nga SPAK dhe Gjykata Speciale. Shumë njerëz kanë dashur ta kenë këtë informacion.
Së treti, duke ruajtur stilin shpjegues të komunikimit, ambasada e SHBA u përgjigjet të gjithë atyre që reklamojnë dështimin e reformës dhe sidomos kapjen e saj. Po të duam të ushtrohemi në sportin e krijimit të fjalëve të përngjitura, mesazhi i qartë këtyre shpjegimeve është ky: Reforma në drejtësi është USAFORMË , ose EUROUSAFORMË , pse jo edhe SHQIPËRIAFORMË. Nuk është rivendikues si pohim, në kuptimin që ti thotë Presidentit Ilir Meta apo ndokujt tjetër se ju po i taksni Ramës atë që është jona. E dinë edhe amerikanët se këta janë kaq normalë sa të mos e çojnë nëpër mend se Rama mund tua shkasë me marifetet e tij SHBA-së dhe BE-së. Ky do të ishte një stërmbivlerësim i Ramës, që po të besohej, do t’i linte opozitarët krejt pa shpresë se do të mund ta largojnë nga pushteti përderisa qenka kaq i zoti sa të xhirojë fuqitë e mëdha të Perëndimit! Por nuk është. S’mund të jetë askush këtu, as sot, as nesër.
Vetë Rama është si një zombie që mbahet në pushtet nga konjuktura. Në Perëndim e kanë kuptuar me kohë se kundërshtarët politikë të reformës në Tiranë i bien pragut të dëgjojë dera; me sistemin e vjetër drejtësia ishte e kapur nga natyra e organizimit të saj, çdo kryeministër e trashëgonte të kapur. Tani nuk e kap dot më. As ky që është sot, ai që do ta zëvendësojë nesër. Alarmi real aty ku ekziston ky alarm është se “ po e kapim” amerikanët dhe europianët. Por kush është në rregull s’ka përse të shqetësohet. Perëndimi nuk kap, siç jemi mësuar ne këtu. Perëndimi siguron pavarësinë e drejtësisë, ku nuk ka e nuk mund të ketë dënime politike dhe çdo akuzë e vendim mbështetet në prova që kalojnë në sitën e disa shkallëve.
Së katërti, shpjegimet tingëllojnë si një kujtesë e përsëritur drejtuar aktorëve politikë dhe publikut për t’u thënë sesa i takon luftës kundër korrupsionit dhe krimit në sferat e larta, ajo tashmë është një çështje e zgjidhur në rrafshin ligjor. Për herë të parë vendi ka institucionet dhe instrumentat e duhura për të përmbushur këtë sfidë të sfidave.
Prej sot dhe në të ardhmen çuarja e zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë para ligjit dhe vënia në pranga e atyre që kanë bërë krime kalon vetëm përmes SPAK-ut dhe Gjykatës Speciale që po ngrihen në përputhje me Ligjin e Reformës në drejtësi. Nuk ka rrugë tjetër. Të tjerat janë retorika të avazit të vjetër, tashmë jashtë kohës. Kushdo që synon të shërbejë interesin publik dhe suksesin politik në kuadrin e aleancës shqiptaro-amerikane dhe europiane duhet të kuptojë se çdo nismë dhe retorikë, qofshin edhe me qëllime të mira, që priren apo synojnë të zhurmojnë, të konkurojnë apo t’u mbivendosen prioriteteve të partnerit strategjik, SHBA, nuk kanë asnjë shans për sukses. Në kohën e sotme, Italia që është një ndër shtatë vendet me të industrializuara të botës nuk bën dot pa fuqitë perëndimore, jo më Shqipëria. Për natyrën dhe kontestin e saj sui generis, reforma në Drejtësi është një provim i barabartë para rinisjes për gjithë elitën politike të vendit. Kush kalon vazhdon. Ky është një zhvillim-lokomotivë për kohën që jetojmë.
Natyrisht, siç e kemi theksuar edhe herë të tjera, mbeten plot hapësira dhe mundësi ku partitë dhe më konkretisht opozita politike e vendit investohen kundër korrupsionit dhe krimit. Drejtësia nuk zëvendëson politikën, sikurse anasjelltas, politika nuk mund të zëvendësojë drejtësinë. Në rrethanat kur zgjidhja ligjore për të luftuar korrupsionin në sferat e larta është dhënë dhe pritet fillimi i zbatimit të saj, një ndihmë konkrete e madhe nga partitë, OJQ-të dhe individët është përgatitja dhe depozitimi i padive penale për çeshtje dhe për zyrtarët të lartë që akuzohen si të përfshirë në afera korruptive. Me fjalë dakord, por me padi është akoma më mirë. PD ndërkaq, si partia më e madhe e opozitës, mund të investohej për një klasifikim të krimeve, duke udhëhequr reflektimin në sjellje dhe retorike të hierarkisë së krimeve, për ti dhënë fund një sindrome të giusticializmit në vend që zhurmon prej dekadash korrupsionin e lartë me mikrokriminalitetin. Ky do të ishte një operacion me vlera humane dhe elektorale njëkohësisht.
Shpjegimet e reformes në drejtësi nga ambasada e SHBA venë pikat mbi “i” edhe për ketë çështje të hipokrizisë dhe shëndetit mendor të shtetarucëve të Shqipërisë. Pandëshkueshmëria në sferat e larta është problemi i problemeve./Gazeta Liberale
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38