Flash News

KRYESORE

Preç Zogaj për vrasjen e Ivanoviç: U krye nga radikalët serbë

Emisioni "Java" në RTSH analizoi implikimet eventuale të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanovic në çështjet e sigurisë në rajon.

Preç Zogaj mendon se Ivanoviç është vrarë nga radikalët serbë që synojnë zhbërjen e asaj që është arritur në Kosovë. Një tjetër qëllim i këtyre radikalëve, sipas Zogajt, ishte goditja e dialogut Kosovë-Serbi.

“Vrasja është një atentat ndaj një rryme mendimi në radhët e popullsisë serbe në Kosovë që po shkon drejt pajtimit pas rreth dy dekadash. Në një rrafsh tjetër, atentati kishte në shënjestër dialogun Beograd-Prishtinë. Oiverin e vranë radikalët serbë dhe skemat që synojnë zhbërjen e asaj që është arritur në Kosovë dhe rajon", tha Zogaj.

Të fundit